Miratohet shtimi i sanksioneve kundër Koresë së Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58871-miratohet_shtimi_i_sanksioneve_kundër_koresë_së_veriut
KS i OKB ka miratuar shtimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut. Kina dhe Rusia janë bashkuar me një votim unanim të OKB-së, për të imponuar sanksione të reja në Korenë e Veriut, pas testit të tij të gjashtë dhe më të madh bërthamor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 12, 2017 02:48 Europe/Tirane
  • Miratohet shtimi i sanksioneve kundër Koresë së Veriut

KS i OKB ka miratuar shtimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut. Kina dhe Rusia janë bashkuar me një votim unanim të OKB-së, për të imponuar sanksione të reja në Korenë e Veriut, pas testit të tij të gjashtë dhe më të madh bërthamor.

Këshilli votoi 15-0 për të mbështetur rezolutën e sanksioneve të hartuara nga Shtetet e Bashkuara, që ndalonin eksportet e qymyrit, plumbit dhe ushqimeve të detit. Peniani ka pretenduar se ka zhvilluar një bombë hidrogjeni dhe ka kërcënuar vazhdimisht për të goditur SHBA. Koreja e Veriut tashmë është nën sanksionet e OKB-së për të detyruar udhëheqjen që të kufizojë programet e saj të armëve. Sanksionet e reja u dakordësuan të hënën, pasi SHBA hoqi disa nga propozimet më të ashpra që kishte njoftuar javën e shkuar, përfshirë një embargo të plotë të naftës dhe masa për të ngrirë pasuritë e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un. Presidenti i SHBA Donald Trump kishte paralajmëruar më parë se SHBA mund të ndërpresë tregtinë me vendet që kanë pasur biznes me Korenë e Veriut.