T’i jepet fund spastrimit etnik në Mianmar
(last modified Thu, 14 Sep 2017 16:30:53 GMT )
Shtator 14, 2017 18:30 Europe/Tirane
  • T’i jepet fund spastrimit etnik në Mianmar

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u kërkoi autoriteteve të Mianmarit, t’i japin fund dhunës kundër myslimanëve Rohingia, duke thënë se situata mund të krahasohet me një spastrim etnik.

U kërkoj autoriteteve të Mianmarit të ndalin aktivitetin ushtarak, t’i japin fund dhunës dhe të njohin të drejtën e kthimit për të gjithë ata që janë larguar nga vendi - tha Guterres. Sipas tij, situata humanitare është katastrofike dhe vendet duhet të ndërhyjnë me ndihma humanitare.  "Armiqësitë e trashëguara prej dekadash, tani janë përshkallëzuar duke kapërcyer kufijtë e Mianmarit e duke destabilizuar rajonin. Situata humanitare është tani katastrofike”, u shpreh Guterres. I pyetur nëse situata mund të cilësohet një spastrim etnik, Guterres tha: “Unë do t’i përgjigjem pyetjes suaj me një tjetër pyetje: kur një e treta e popullatës Rohingia është detyruar të lërë vendin, a mund të gjendet një fjalë më e mirë për ta përshkruar atë”. Sipas OKB, qe prej 25 gushtit, mbi 400 mije myslimane Rohingia jane debuar nga Mianmari, mbi 6 mije jane vrare dhe mbi 8 mije jane plagosur nga ushtria e Mianmarit dhe nga ekstremistet budiste.

 

Tags