Presidenti brazilian reagon ndaj akuzave për korrupsion
Presidenti i Brazilit Michel Temer ka akuzuar gjyqësorin e vendit të tij, se po përdor akuzat për korrupsion, për t'i shkatërruar reputacionin.
Deklarata e Temer erdhi vetëm disa orë përpara se një gjykatë e Gjykatës së Lartë, të autorizonte një hetim të ri korrupsioni ndaj tij.Presidenti, si dhjetëra politikanë të tjerë brazilianë, tashmë është i implikuar në operacionin e larjes së makinave, ndonëse ai ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion.Në një deklaratë të lëshuar përpara njoftimit të parashikuar të akuzave të reja, zyra e Temer goditi ata që hetonin korrupsionin e supozuar.Hetimi më i madh prej të gjithëve, njihet si Operacioni 'Car Wash', që ka të bëjë me përfshirjen e ryshfetit në nivelin më të lartë. Ndër personat e përfshirë në hetimin tre-vjeçar, janë edhe dy ish-presidentë."Ne kemi arritur pikën ku ata përpiqen të dënojnë njerëzit pa i dëgjuar më parë, pa përfunduar hetimin, pa zbuluar të vërtetën, pa verifikuar ekzistencën e provës reale. Të drejtat individuale janë shkelur çdo ditë, pa reagimin më të vogël", tha zyra e Temer.