Erdogan kundërshton referendumin mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59197-erdogan_kundërshton_referendumin_mbi_ndarjen_e_rajonit_të_kurdistanit_të_irakut
Presidenti turk kundërshtoi përsëri referendumin mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten pasdite se referendumi mbi ndarjen e rajonit të Kurditsanit të Irakut është një gabim, duke përsëritur trajtimin e kërcënimeve kundër Masud Barzani, kreu i rajonit të Kurdistanit të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 16, 2017 03:48 Europe/Tirane
  • Erdogan kundërshton referendumin mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut

Presidenti turk kundërshtoi përsëri referendumin mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten pasdite se referendumi mbi ndarjen e rajonit të Kurditsanit të Irakut është një gabim, duke përsëritur trajtimin e kërcënimeve kundër Masud Barzani, kreu i rajonit të Kurdistanit të Irakut.

Erdogan tha se integriteti territorial i Irakut është një qëndrim i qartë i Turqisë, duke shtuar se edhe Irani e ka të njëjtin mendim. "Nëse Barzani synon të deklarojë një shtet të pavarur, askush nuk mund të pajtohet lehtë me të". Në të njëjtën mënyrë, kryeministri turk, Ben Ali Jildirim dhe homologu i tij irakian Heidar Ebadi ranë dakord të punojnë së bashku për të shtyrë referendumin mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut. Parlamenti vendor në rajonin kurd u pajtua të premten që më 25 shtator të organizohet një referendum mbi ndarjen e rajonit. Megjithatë, referendumi mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut është përballur me reagim të fuqishëm të qeverisë së Irakut dhe grupeve të ndryshme irakiane dhe vendeve të rajonit.