Krokodili e mbyt gazetarin e njohur të Financial Times
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59217-krokodili_e_mbyt_gazetarin_e_njohur_të_financial_times
Paul McClean (24 vjeçar), gazetar në “Financial Times” ka ndërruar jetë të enjtën pasi u sulmua nga një krokodil në Sri Lanka.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2017 09:06 Europe/Tirane
  • Krokodili e mbyt gazetarin e njohur të Financial Times

Paul McClean (24 vjeçar), gazetar në “Financial Times” ka ndërruar jetë të enjtën pasi u sulmua nga një krokodil në Sri Lanka.

Bëhet e ditur se McClean kishte udhëtuar në këtë ishull për pushime me shokët e tij. Një dëshmitar i rastit i cili ishte rreth 10 metra larg në atë kohë, tha se papritmas dëgjoi një peshkatar që bërtiste. Ai kishte vrapuar dhe një peshkatar i kishte thënë se një krokodil ka tërhequr një turist, shkruan The Washington Post, transmeton Express. Në minutat e fundit i pamë gishtat, u munduam ta gjejmë edhe trupin por se gjetëm”- thotë ky dëshmitar. Pasi nuk arritën ta shpëtonin, ata thirrën autoritetet lokale. Ndërsa të premtën në mëngjes u gjend trupi i gazetarit. Tpremten në mëngjes, marina zbuloi një trup në lagunë, rreth 50 metra nga bregu. U identifikua si trupi McClean.