Shtëpia e Bardhë kundër referendumit për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59221-shtëpia_e_bardhë_kundër_referendumit_për_ndarjen_e_kurdistanit_nga_iraku
Një tjetër referendum pavarësie, kontrovers edhe ky, pritet të mbahet brenda këtij muaji. Parlamenti i kurdëve irakianë ka votuar në mbështetje të referendumit të planifikuar, pavarësisht kundërshtive nga mbarë bota.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2017 09:30 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë kundër referendumit për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku

Një tjetër referendum pavarësie, kontrovers edhe ky, pritet të mbahet brenda këtij muaji. Parlamenti i kurdëve irakianë ka votuar në mbështetje të referendumit të planifikuar, pavarësisht kundërshtive nga mbarë bota.

Qeveria rajonale e Kurdistanit, e mbledhur për herë të parë në dy vitet e fundit, ka aprovuar votimin e 25 shtatorit gjatë kësaj të premteje. Qeveria qendrore e Irakut e refuzon këtë referendum, duke e cilësuar atë që prej së martës si antikushtetues. Kundër referendumit janë edhe Irani, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara. Qeveria e Irakut ka autorizuar kryeministrin “të marrë të gjitha masat” për të ruajtur unitetin kombëtar. Megjithatë, disa zëra kundër janë regjistruar edhe mes deputeteve opozitarë të parlamentit rajonal, të cilët kanë thënë se do të abstenonin. Shtetet e Bashkuara, të cilat i frikësohen votës pro se mund të dëmtojë marrëdhëniet kurdo-irakiane dhe të dëmtojë luftën kundër ISIS, sugjeruan “alternativa”, gjithsesi të paspecifikuara, ndaj referendumit.Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë disa orë pas votimit, duke kërkuar nga qeveria rajonale e Kurdistanit të heqë referendumin dhe të hyjë në dialog serioz dhe të qëndrueshëm me Bagdadin.