Vazhdon seriali i akuzave të Amerikës kundër Iranit
(last modified Sun, 17 Sep 2017 05:50:19 GMT )
Shtator 17, 2017 07:50 Europe/Tirane
  • Vazhdon seriali i akuzave të Amerikës kundër Iranit

Këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, ka vazhduar serialin e hedhjes së akuzave kundër Iranit duke e cilësuar Iranin kërcënimin më të madh për botën arabe.

Herbert Raymond McMaster në një intervistë për gazetën saudite Sharkul Wasat, ka pretenduar se Irani përdor rrjetet terroriste në rajon dhe përpiqet të krijojë një rrugë tokësore deri në Liban dhe Siri. Të tilla pretendime bëhen në kohën kur Uashingtoni dhe Riadi janë mbështetësit më të mëdhenj financiar dhe informativ për terroristët dhe sidomos për grupin terrorist ISIS në rajon. Ai gjithashtu ka përsëritur pretendimet e Donald Trump se Irani nuk ka respektuar angazhimet e tij në marrëveshjen bërthamore.

Tags