Katër turiste amerikane sulmohen me acid në Marsejë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59327-katër_turiste_amerikane_sulmohen_me_acid_në_marsejë
Katër turiste amerikane janë sulmuar nga një person i panjohur, i cili u ka hedhur acid në fytyrë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2017 13:38 Europe/Tirane
  • Katër turiste amerikane sulmohen me acid në Marsejë

Katër turiste amerikane janë sulmuar nga një person i panjohur, i cili u ka hedhur acid në fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur sot (17 shtator) jashtë stacionit të trenit në Marsejë, Francë. Dy vajza të moshës 20 dhe 21 vjeç po udhëtonin së bashku me dy gra të tjera midis Marsejës dhe Parisit kur u sulmuan me acid klorhidrik, që u ka shkaktuar djegie të rënda në fytyrë. Katër turistet u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa një 41-vjeçar është arrestuar nga policia. Policia franceze bëri të ditur se ky sulm nuk është i lidhur me terrorizmin.