Mogherini thekson rëndësinë e rezultatit të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59341-mogherini_thekson_rëndësinë_e_rezultatit_të_marrëveshjes_bërthamore
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian theksoi rëndësinë e rezultatit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2017 14:59 Europe/Tirane
  • Mogherini thekson rëndësinë e rezultatit të marrëveshjes bërthamore

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian theksoi rëndësinë e rezultatit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.

Sipas rrjetit televiziv amerikan NBC News, Federica Mogherini, në një deklaratë të dielën tha se "Plani i Përbashkët i Veprimit " është një marrëveshje ndërkombëtare e mbështetur nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Mogherini argumentoi se marrëveshja ishte një marrëveshje e mirë dhe e fortë që do t'u shërbente interesave të të gjitha palëve. Shefja e politikës së jashtme të BE tha se marrëveshja nuk ishte midis dy vendeve, por një angazhim nga bashkësia ndërkombëtare nga njëra anë dhe Irani nga ana tjetër. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kundërshtuar vazhdimisht qëndrimet e vendeve të tjera, duke e cilësuar marrëveshjen bërthamore “një marrëveshje të tmerrshme” dhe duke bërë thirrje që ajo të anulohet.