Largimi nga marrëveshja bërthamore, humb kredibilitetin e Amerikës
Këshilltari i ish-presidentit të Amerikës për çështje të marrëveshjes bërthamore paralajmëroi për largimin e Amerikës nga kjo marrëveshje.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ben Rhodes, këshilltari i Barak Obamas për çështje të marrëveshjes bërthamore, me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter paralajmëroi se largimi i Amerikës nga marrëveshja e bërthamore mes Iranit dhe G-5+1, do të bëhet shkak për krijimin e krizës me këtë vend. Ben Rhodes shtoi se largimi nga marrëveshja bërthamore do të humbë kredibilitetin e Amerikës për të formuar marrëveshje të tjera bërthamore, për shembull me Korenë Veriore dhe kjo do të ketë pasoja serioze. Vlen të theksohet se marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 ka filluar të zbatohet nga janari i vitit 2016. Donald Trump, presidenti i Amerikës gjithnjë e ka quajtur marrëveshjen bërthamore një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar prishjen e saj, mirëpo bota është kundër këtij veprimi armiqësor të Amerikës.