Largimi nga marrëveshja bërthamore, humb kredibilitetin e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59371-largimi_nga_marrëveshja_bërthamore_humb_kredibilitetin_e_amerikës
Këshilltari i ish-presidentit të Amerikës për çështje të marrëveshjes bërthamore paralajmëroi për largimin e Amerikës nga kjo marrëveshje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 18, 2017 05:56 Europe/Tirane
  • Largimi nga marrëveshja bërthamore, humb kredibilitetin e Amerikës

Këshilltari i ish-presidentit të Amerikës për çështje të marrëveshjes bërthamore paralajmëroi për largimin e Amerikës nga kjo marrëveshje.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ben Rhodes, këshilltari i Barak Obamas për çështje të marrëveshjes bërthamore, me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter paralajmëroi se largimi i Amerikës nga marrëveshja e bërthamore mes Iranit dhe G-5+1, do të bëhet shkak për krijimin e krizës me këtë vend. Ben Rhodes shtoi se largimi nga marrëveshja bërthamore do të humbë kredibilitetin e Amerikës për të formuar marrëveshje të tjera bërthamore, për shembull me Korenë Veriore dhe kjo do të ketë pasoja serioze. Vlen të theksohet se marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 ka filluar të zbatohet nga janari i vitit 2016. Donald Trump, presidenti i Amerikës gjithnjë e ka quajtur marrëveshjen bërthamore një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar prishjen e saj, mirëpo bota është kundër këtij veprimi armiqësor të Amerikës.