Fillon punën sesioni i 61 i Konferencës së përgjithshme të ANEA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59377-fillon_punën_sesioni_i_61_i_konferencës_së_përgjithshme_të_anea
Ka filluar punën sesioni i 61 i Konferencës së përgjithshme të ANEA në Vjenë të Austrisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 18, 2017 07:22 Europe/Tirane
  • Fillon punën sesioni i 61 i Konferencës së përgjithshme të ANEA

Ka filluar punën sesioni i 61 i Konferencës së përgjithshme të ANEA në Vjenë të Austrisë.

Sipas uebsajtit të ANEA, konferenca e 61 e ANEA ka për qëllim shqyrtimin e fushave kryesore të bashkëpunimit bërthamore. Përfaqësues nga 168 shtete anëtare të ANEA po marrin pjesë në Konferencën e Përgjithshme të ANEA. Në fund të javës, në selinë qendrore të ANEA në Vjenë, pjesëmarrësit do të diskutojnë çështje të tilla si rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë bërthamore, forcimi i aktiviteteve të Agjencisë në lidhje me shkencën, teknologjinë dhe aplikimet bërthamore, si dhe programi i bashkëpunimit teknik të Agjencisë. Tema tjera të kësaj konference janë po ashtu siguria bërthamore dhe rritja e efektivitetit të masave mbrojtëse nga ANEA.