Amano riemërohet drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike
Jokia Amano u emërua edhe një herë si drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për një mandat katër vjeçar.
Sipas faqes së internetit të ANEA, Jokia Amano u zgjodh për një mandat tjetër deri në vitin 2021 si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Kjo përzgjedhje u bë në Konferencën e Përgjithshme të 61 të ANEA që u mbajt të hënën në Vjenë. Në këtë drejtim, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike sot, në Konferencën e Përgjithshme të 61 të ANEA, ripohoi angazhimin e Iranit ndaj obligimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) ka kundërshtuar dje pretendimet e fundit izraelite që agjencia tregoi "dobësi" në monitorimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.