Inflacioni në Angli shtohet pas Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59443-inflacioni_në_angli_shtohet_pas_brexit
Kreu i Bankës Qendrore të Anglisë (BQA) njoftoi për shtimin e inflacionit pas largimit të Anglisë nga BE.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 19, 2017 03:42 Europe/Tirane
  • Inflacioni në Angli shtohet pas Brexit

Kreu i Bankës Qendrore të Anglisë (BQA) njoftoi për shtimin e inflacionit pas largimit të Anglisë nga BE.

Mark Karni, ditën e hënë në një fjalim të mbajtur në selinë e FMN në Uashington tha se procesi i globalizimit që ka plotësuar ekonominë botërore gjatë viteve të fundit, ka kontrolluar çmimet mirëpo largimi i Britanisë nga BE për një afat të shkurtër do të ndikojnë në kahun e kundërt, pasi do të shtojë çmimet dhe do të ulë prodhimin. Sivjet në Angli inflacioni është shtuar tejmase dhe ky vend ka përjetuar uljen e vlerës së paundit që nga organizimi i referendumit për largimin e Britanisë nga BE. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, Britania që nga koha kur do t’i ndalohet aksesi në tregun evropian për disa vite me radhë do të humbasë 10 mijë vende pune. Pjesa më e madhe e vendeve të punës do të shkurtohen në sistemet bankare, kompanitë e siguracionet, fondet financuese dhe kompanitë investuese në Britani.