Franca kërkon nga Amerika zbatimin e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59455-franca_kërkon_nga_amerika_zbatimin_e_marrëveshjes_bërthamore
Marrëveshja për programin bërthamor iranian, arritur në vitin 2015, është thelbësore për të shmangur një spirale të përhapjes së armëve bërthamore, konfirmoi sot kreu i diplomacisë franceze, Jean-Yves Le Drian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 19, 2017 05:04 Europe/Tirane
  • Franca kërkon nga Amerika zbatimin e marrëveshjes bërthamore

Marrëveshja për programin bërthamor iranian, arritur në vitin 2015, është thelbësore për të shmangur një spirale të përhapjes së armëve bërthamore, konfirmoi sot kreu i diplomacisë franceze, Jean-Yves Le Drian.

“Është thelbësore mbajtja e marrëveshjes për të shmangur një spirale të përhapjes së armëve bërthamore dhe për të inkurajuar gjithashtu palët më të ashpra në Iran të fillojnë blerjen e armës bërthamore. Është e rëndësishme mbajtja e kësaj linje, Franca do të provojë të bindë presidentin amerikan, Donald Trump për rëndësinë e kësaj zgjidhjeje nëse do të mund të arrihet me punë pas vitit 2025”, deklaroi Le Drian për gazetarët në kuadër të Asamblesë së përgjithshme vjetore të OKB-së në Nju Jork. Këto deklarata u bënë ndërkohë që presidenti amerikan duket gjithnjë e më shumë i prirur për braktisjen e kësaj marrëveshjeje të arritur me fuqive të mëdha dhe Iranit.