Kërkesa e OKB-së për qasje të plotë në Mianmar
(last modified Tue, 19 Sep 2017 10:31:30 GMT )
Shtator 19, 2017 12:31 Europe/Tirane
  • Kërkesa e OKB-së për qasje të plotë në Mianmar

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për qasje të plotë dhe të pakufizuar në Mianmar për të hetuar krizën aktuale.

Sipas Associated Press, Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut i ka bërë thirrje qeverisë së Mianmarit që të ndryshojë kërkesën e saj për të hetuar situatën të martën në Kombet e Bashkuara. Kombet e Bashkuara duhet të vizitojnë drejtpërsëdrejti zonat në Mianmar, ku shkeljet e të drejtave të njeriut kanë shkaktuar shumë fatkeqësi të tmerrshme. Misioni i mbështetur nga Kombet e Bashkuara tha se kriza humanitare në rajonin Rakhine të Mianmarit ka nevojë për vëmendje urgjente. Rajoni Rakhine ka qenë skena e sulmeve të pamëshirshme budiste të vitit 2012 kundër muslimanëve Rohingia. Sulmet kanë lënë mijëra të vdekur dhe qindra mijëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Qeveria e Mianmarit e konsideron të pavërtetë faktin se rreth një milion musliman janë emigrantë të paligjshëm dhe nuk kanë të drejtën e shtetësisë.

 

Tags