Deklarata kontradiktore e ministrit të jashtëm të Mianmarit
(last modified Wed, 20 Sep 2017 07:10:15 GMT )
Shtator 20, 2017 09:10 Europe/Tirane
  • Deklarata kontradiktore e ministrit të jashtëm të Mianmarit

Ministrja e jashtme dhe këshilltare e lartë e qeverisë së Mianmarit, me anë të një deklarate ka dënuar shkeljen e të drejtave të njeriut në provincën Rakhin nga ana e budistëve radikalë dhe e ushtarakëve të këtij vendi.

Aung San Suu Kyi, fituese e çmimit Nobel për paqe, e cila kritikohet ashpër për heshtjen ndaj vrasjes së myslimanëve Rohingya në Mianmar, ka mbajtur një qëndrim të ri ku shprehu shqetësimin mbi shkeljen e të drejtave të myslimanëve në Mianmar. Ajo në këtë deklaratë është shprehur se Mianmari është i gatshëm të analizojë gjendjen e mbi 410 mijë myslimanëve Rohingya të cilët janë shpërngulur për shkak të dhunës dhe kanë shkuar në Bangladesh. Ajo në të njëjtën kohë nuk ka garantuar kthimin e të gjithë myslimanëve të shpërngulur. Në të njëjtën kohë autoritetet e Mianmarit për të forcuar sigurinë dhe strukturën kufitare kanë caktuar një fond prej 14.7 milion dollarësh. Që nga 25 gushti i kaluar e deri tani 6 mijë myslimanë Rohingya janë vrarë dhe 8 mijë të tjerë janë plagosur për shkak të sulmeve të budistëve radikalë dhe ushtarakëve të Mianmarit. Deklarata e re e Suu Kyi lidhur me shkeljen e të drejtave të myslimanëve Rohingya dhe dënimi i sulmeve të budistëve dhe ushtarakëve të Mianmarit nga ana e saj, bëhet në kohën kur gjatë vitit të kaluar ku myslimanët në provincën Rakhin janë përballur me dhunë dhe agresion nga ana e ushtrisë, ajo ka heshtur dhe kjo ka ngjallur dyshime të shumta. Lind pyetja se përse znj. Suu Kyi, fituese e çmimit Nobel për paqe dhe pretenduese për mbrojtjen e demokracisë në Mianmar, përgjatë një viti ka heshtur përballë krimeve të budistëve radikalë dhe ushtrisë së Mianmarit kundrejt myslimanëve, djegies së shtëpive të myslimanëve, përdhunimin e femrave dhe dhunën që ushtrohet ndaj myslimanëve Rohingya. Përse ajo tani ka reaguar ndaj gjenocidit, spastrimit dhe krimeve kundër njerëzimit në provincën Rakhin? Ekzistojnë shumë shkaqe dhe arsye që kanë çuar në ndryshimin e pozicionimit të Suu Kyi rreth vrasjes së myslimanëve në provincën Rakhin. Së pari qeveria e Mianmarit dhe në veçanti znj. Suu Kyi për disa muaj kanë qenë nën presionin e madh publik dhe organeve rajonale rreth heshtjes së tyre dhe mbështetjes që ata i kanë dhënë gjenocidit kundër myslimanëve në provincën Rakhin. Kjo e ka detyruar ministren e jashtme të ndryshojë qëndrim. Së dyti në rang botëror ka nisur një fushatë e madhe për nënshkrimin e një peticioni botëror për heqjen e çmimit Nobel për znj. Suu Kyi, pasi ajo akuzohet për mbështetjen e krimeve kundër myslimanëve në Rakhin. Ky faktor ka rrezikuar tejmase pozitën e Suu Kyi si fituese e çmimit Nobel për paqe. Në të njëjtën kohë Zamund Toto, fitues i çmimit Nobel për paqe në një letër drejtuar Suu Kyi ka paralajmëruar atë për pasojat e heshtjes së saj kundrejt vrasjes së myslimanëve Rohingya dhe me këtë rast kërkoi dhënien fund të dhunës në Mianmar. Së treti është heshtja e Suu Kyi dhe veprimet kundër njerëzimit të ushtrisë dhe budistëve ekstremistë ndaj myslimanëve në Mianmar, ka shtuar mundësinë e izolimit të këtij vendi në rajon. Megjithatë disa analistë janë të mendimit se qëndrimet e reja të Suu Kyi, përbëjnë një taktikë të re për të devijuar opinionin publik të botës dhe për uljen e presioneve ndaj Mianmarit, që është një strategji e re e përballjes së këtij vendi me çështjen e myslimanëve Rohingya.

Tags