Lavrov diskuton me Mogherinin rreth marrëveshjes bërthamore
Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane dhe Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të Iranit dhe grupit 5+1 në Nju Jork diskutuan mbi marrëveshjen bërthamore.
Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe grupit 5+1 në Nju Jork u kryesua nga Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane. Ditën e martë Mogherini ka pasur takim me Mike Pence zv/president i Amerikës. Në këtë takim shefja e diplomacisë evropiane ka theksuar se marrëveshja bërthamore ka dhënë rezultate dhe rikujtoi se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Mogherini theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha pikave të marrëveshjes dhe nga të gjitha palët nënshkruese. Lobimi diplomatik i Mogherinit dhe i autoriteteve të tjera evropiane si presidenti francez Emanuel Macron në mbështetje të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 bëhet në kohën kur Donald Trump presidenti amerikan në fjalimin e tij në AP të OKB edhe një herë ka kritikuar marrëveshjes bërthamore të cilën e cilësoi burim turpi për Amerikën.