Natanjahu i drejtohet iranianëve në gjuhën perse!
Kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanjahu ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Fjalimi i Netanjahut pretendonte se Izraeli ka pësuar ndryshime drastike në statusin e tij në skenën ndërkombëtare. Ai argumentoi se Izraeli ka shënuar shumë përparime në luftën kundër terrorizmit dhe u ka ofruar shumë informata qeverive të vendeve për të shpëtuar mijëra jetë. Kryeministri i regjimit sionist i ka përmendur vizitat e udhëheqësve të vendeve të tilla si Amerika dhe India në Palestinën e pushtuar dhe udhëtimet e tij në vende të tjera si tregues të këtyre ndryshimeve të pozitës së këtij regjimi në skenën ndërkombëtare. Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, Netanjahu u drejtohet iranianëve në persisht si miq, pavarësisht urdhrave për të vrarë shkencëtarët dhe elitat iraniane!