Hillary Clinton dënon fjalimin e Trump në AP të OKB
Shtator 20, 2017 10:24 Europe/Tirane
Hillary Clinton, ish-shefja e DASH, ka dënuar fjalimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës që ka mbajtur të martën në AP të OKB dhe e ka cilësuar atë të errët dhe të rrezikshëm.
Gazeta "Daily Telegraf" njofton se Clinton duke kritikuar fjalimin e Donald Trump para liderëve të botës në OKB, ka thënë: "Mendoj se toni i këtij fjalimi ishte shumë i errët dhe i rrezikshëm dhe nuk ishte një mesazh i cili duhej të dërgohej nga lideri i vendit më të fuqishëm në botë. Qasja e parë ndaj një krize siç është ajo e Kores Veriore, së pari duhet të jetë diplomatike. Ne një fjalim të tillë e vlerësojmë të rrezikshëm për aleatet tanë, për rajonin, por edhe për vendin".
Tags