Spanjë, bastisje dhe arrestime në Katalunjë
Policia spanjolle ka arrestuar ministrin e Ekonomisë së Katalunjës, Josep Maria Jove, gjatë kësaj të mërkure, pjesë e bastisjeve ndaj zyrave qeveritare rajonale, përpara referendumit të paautorizuar për pavarësi.
Lajmi njoftohet nga burime qeveritare katalanase, sipas të cilave, policia spanjolle ka hyrë në mjediset e ministrive të Ekonomisë, të Brendshme, të Marrëvdhënieve të Jashtme, të Mirëqenies, Telekomunikacionit dhe Departamentin e Tatim-Taksave.Tensionet me Madridin janë përshkallëzuar gjatëve javëve të fundit, pasi udhëheqësit e rajonit të pasur verilindor të Katalunjës janë zotuar t’i shkojnë deri në fund votimit të 1 tetorit për ndarje nga Spanja, gjë që qeveria qendrore e quan të paligjshme dhe kësisoj nuk mund të zhvillohet.Gazeta “El Pais” thotë se në total janë arrestuar 14 persona.Të martën, Garda Civile e Spanjës, një forcë policore kombëtare, ka sekuestruar 45 mijë zarfa të paketuara në kuti, të cilat qeveria katalanase planifikonte t’ua dërgonte njerëzve anembanë rajonit për informim mbi referendumin.Ndërkohë, qindra kryebashkiakë katalanas u detyruan të paraqiteshin përpara prokurorit të shtetit ditën e martë, pasi thanë se do ta mbështesnin referendumin.