Vizita e ministrit anglez të mbrojtjes në Arabinë  Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59609-vizita_e_ministrit_anglez_të_mbrojtjes_në_arabinë_saudite
Mjakell Falon, ministër i mbrojtjes i Aanglisë, ditën e martë shkoi në qytetin Xhedda të Arabisë Saudite për tu takuar me trashëgimtarin e fronit Muhamed Bin Selman.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2017 02:51 Europe/Tirane

Mjakell Falon, ministër i mbrojtjes i Aanglisë, ditën e martë shkoi në qytetin Xhedda të Arabisë Saudite për tu takuar me trashëgimtarin e fronit Muhamed Bin Selman.

Në këtë takim palët nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Ministri i mbrojtjes i Anglisë dhe trashëgimtari i fronit në Arabinë  Saudite gjithashtu diskutuan për bashkëpunimet në fushën ushtarake, të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në rajon, si dhe mbi përpjekjet në luftën kundër terrorizmit. Autoritetet angleze mes tyre kryeministrja Theresa May, shumë herë kanë vizituar vendet e jugut të gjirit Persik mes tyre Arabinë  Saudite. Këto vizita janë kryer në kuadër të zgjerimit të marrëdhënieve me vendet e pasura me naftë me qëllim shtimin e përfitimeve ekonomike dhe tregtare dhe nënshkrimin e kontratave të armatimeve për zgjerimin e pranisë ushtarake në rajonin e rëndësishëm dhe strategjik të gjirit Persik. Britania në kuadër të politikave të saj në gjirin Persik në nëntor të vitit 2016 përuroi bazën e saj ushtarake në Bahrejn dhe kohët e fundit autoritetet e këtij vendi kanë zhvilluar vizita të shumta në Kuvajt, Arabi dhe Oman, të cilët konsiderohet vendet më të rëndësishme të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik. Londra kohët e fundit është përqendruar në shtimin e numrit të kontratave të saj ushtarake dhe të armatimeve me Riadin. Me të tilla politika, Anglia ndjek dy qëllime kryesore. Nga njëra anë qeveria e kryeministres Theresa May, synon të rigjenerojë sektorin e industrisë së prodhimit të armëve në Britani dhe të krijojë mijëra vende pune në këtë sektor duke shitur sa më shumë armë. Nga ana tjetër, Anglia në kudër të politikave të perëndimit, duke shitur armë synon të ndikojë direkt në qëndrimin dhe vazhdimin e jetës së regjimeve aleate të perëndimit në Lindjen e Mesme dhe të shtypë lëvizjet protestuese në vendet e këtij rajoni mes tyre në Arabinë  Saudite. Me të tilla veprime duket qartë se vendet perëndimore jo vetëm që kanë mbyllur sytë kundrejt shkeljes së gjerë të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite por ata nuk i kushtojnë rëndësi as krimeve të shumta që Arabia Saudite ka kryer përgjatë 30 muajve të bombardimeve të saj kundër popullit jemenas. Arabia Saudite është një prej klientëve më të mëdhenj të Britanisë në fushën ushtarake. Shuma e kontratave ushtarake të nënshkruara mes dy vendeve në vitin 2015 përllogariten 4 miliard dollarë. Sergey Syberibov, ekspert i çështjeve politike në Rusi, thotë se Amerika dhe Anglia për përfitojnë shumë nga lufta në Jemen. Përveç kësaj instituti anglez për mbrojtjen e fëmijëve të luftës ‘War Child UK”, në një raport të tij ka thënë se kompanitë britanike të prodhimit të armëve po përfitojnë shuma të mëdha nga vrasja e fëmijëve të pafajshëm dhe nga shitja e armëve për vendet arabe të gjirit Persik si Arabia Saudite. Rocco Bloom këshilltar për ndihmat humanitare të institutit për mbrojtjen e fëmijëve thotë: Britania me veprimet e saj në këtë tregti të dëmshme, ka dobësuar përpjekjet botërore për mbrojtjen e fëmijëve në Jemen, Siri dhe Irak dhe ka shkelur të drejtat e njeriut. Kjo sjellje tregon qëndrimet e dyfishta të perëndimit në çështjen e respektimit të parimeve dhe normave të të drejtave të njeriut. Qeveria konservatore e Anglisë me gjithë raportet e shumta të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut rreth vrasjes së civilëve jemenas dhe bombardimit të zonave civile dhe godinave jo ushtarake nga avionët sauditë dhe aleatët e regjimit al-Saud dhe gjithashtu pas shumë raporteve mbi shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e regjimit Al Saud, vazhdon bashkëpunimin e saj të afërt me Riadin dhe këtë në kuadër është kryer edhe vizita e fundit e ministrit të mbrojtjes së Anglisë i cili nënshkroi kontrata të reja bashkëpunimi ushtarak dhe mbrojtjes me Arabinë  Saudite.