Kompania gjermane ndalon shitjen e armëve Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59647-kompania_gjermane_ndalon_shitjen_e_armëve_izraelit
Një kompani gjermane e prodhimit të armëve, e ndërpreu shitjen e armëve  regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 21, 2017 15:44 Europe/Tirane
  • Kompania gjermane ndalon shitjen e armëve Izraelit

Një kompani gjermane e prodhimit të armëve, e ndërpreu shitjen e armëve  regjimit sionist.

Rrjeti televiziv Al-Mejadin, njoftoi se  kompania gjermane Hackler und Koch, i cili prodhon armë shkatërruese, ndërpreu shitjen e këtyre armëve në Izrael. Mediat izraelite thanë se kompania gjermane po ndërmerr një politikë të re që e vështirëson shumë marrjen e licencës së eksportit nga qeveria gjermane për tregtinë e armëve me një numër vendesh anembanë botës. Sipas këtyre mediave, në listën e re të ndalimit të shitjes së armëve të kësaj kompanie ndodhen edhe Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Turqia.