“Obamacare”, McCain sërish kundër zëvendësimit
(last modified Sat, 23 Sep 2017 14:09:49 GMT )
Shtator 23, 2017 16:09 Europe/Tirane
  • “Obamacare”, McCain sërish kundër zëvendësimit

Senatori John McCain nuk mundet ta mbështesë përpjekjen e fundit të republikanëve për të zhbërë “Obamacare”, duke i dhënë kështu një goditje potencialisht fatale.

Përfaqësuesi i Arizonës në Senat, i cili po lufton edhe ndaj tumorit në tru, tha se “nuk mundet ta votojë me ndërgjegje të plotë” planin e ri, i cili mbështetet nga presidenti Donald Trump.Sipas McCain, është diçka e gabuar të miratohet një legjislacion me ndikim kaq të gjerë, pa kontributin e dy partive kryesore në SHBA. Republikanëve iu duhen 50 vota në Senatin 100-vendësh, të cilin e kontrollojnë me vetëm 2 vota plus, 52 republikanë me 48 demokratë.Por, kundërshtimi që i bën McCain mund të shkatërrojë fushatën 7-vjeçare të konservatorëve për të fshirë arritjen legjislative të ish-presidentit demokrat, Barack Obama. Kjo, sepse edhe senatori tjetër republikan, Rand Paul, e kundërshton projektligjin zëvendësues.Nga përllogaritjet e deritanishme, të paktën 5 senatorë janë të pavendosur sesi do të votojnë, e këta janë Susan Collins, Lisa Murkowski, Dan Sullivan, Rob Portman and Jerry Moran.Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence deklaroi të enjten se projektligji i ashtuquajtur “Graham-Cassidy” ishte mundësia e tyre e fundit më e mirë për të zhbërë “Obamacare”.