Masa të reja kundër emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59803-masa_të_reja_kundër_emigrantëve
Në një përpjekje për t’ua bërë jetën sa më të vështirë emigrantëve dhe atyre që kanë shkelur rregullat e emigracionit në Britani, në bazë të planeve të qeverisë u është kërkuar bankave dhe institucioneve financiare që të kryejnë verifikimin e mbi 70 milionë llogarive bankare për të identifikuar ata persona që jetojnë ilegalisht në Britani.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 24, 2017 06:31 Europe/Tirane
  • Masa të reja kundër emigrantëve

Në një përpjekje për t’ua bërë jetën sa më të vështirë emigrantëve dhe atyre që kanë shkelur rregullat e emigracionit në Britani, në bazë të planeve të qeverisë u është kërkuar bankave dhe institucioneve financiare që të kryejnë verifikimin e mbi 70 milionë llogarive bankare për të identifikuar ata persona që jetojnë ilegalisht në Britani.

Pritet që 6 mijë azilantë të dështuar, njerëz që u kanë skaduar vizat apo persona që janë në pritje të deportimit nga Britania për në vendet e tyre të origjinës, të identifikohen nga këto verifikime bankare. Llogaritë bankare të atyre personave që do të identifikohen do t’u mbyllen dhe ngrjnë llogaritë, bashkë me sasitë e lekëve të kursyera apo depozituara.  Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në Britani, sidomos ata pa dokumenta të rregullta, kanë patur llogari bankare të hapura përmes dokumentave falso të identitetit, ku depozitonin kursimet dhe rrogat e tyre. Shpesh ata kanë pasur në këto llogari kursimet e viteve të tëra të punës. Kjo masë do të aplikohet në bazë të ligjit të emigracionit të vitit 2016.