BE kundër organizimit të referendumit në rajonin e Kurdistanit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59815-be_kundër_organizimit_të_referendumit_në_rajonin_e_kurdistanit
Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane ka kundërshtuar organizimin e referendumit në rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe ndarjen e këtij vendi dhe theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së unitetit të këtij vendi. Ajo gjithashtu ka paralajmëruar mbi pasojat e veprimeve të njëanshme siç është organizimi i referendumit të rajonit të Kurdistanit të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 24, 2017 06:33 Europe/Tirane
  • BE kundër organizimit të referendumit në rajonin e Kurdistanit

Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane ka kundërshtuar organizimin e referendumit në rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe ndarjen e këtij vendi dhe theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së unitetit të këtij vendi. Ajo gjithashtu ka paralajmëruar mbi pasojat e veprimeve të njëanshme siç është organizimi i referendumit të rajonit të Kurdistanit të Irakut.

Përveç BE edhe shumë vende të tjera si Shtetet e Bashkuara, Irani, Turqia, Arabia Saudite, Britania e Madhe, Franca, Bashkimi Evropian dhe Liga Arabe janë shprehur kundër organizimit të referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Irak. Pro ndarjes dhe shpërbërjes së Irakut është shprehur vetëm Izraeli, edhe pse Barzani mund të vazhdonte me synimet e tij edhe pa këtë mbështetje. Udhëheqësi i kurdëve irakianë, Masud Barzani do të prekë limitet duke sfiduar kundërshtitë globale, për t’i çuar kurdët drejt një referendumi historik, i cili - siç thotë ai, - do t’i japë fund rolit të qeverisë rajonale në një Irak të copëtuar e sektar, si dhe do t’i hapë rrugën pavarësisë. Duke folur pak ditë përpara votimit, që pritet të mbahet të hënën, Barzani tha se shumica e komunitetit global e ka nënvlerësuar vendosmërinë e kurdëve. E siç pretendon ai, bota i ka bërë keq llogaritë kur ka besuar se, qëllimi i tij për mbajtjen e referendumit ishte një “kartë presioni” për të përfituar tolerime, në vend që ta konsideronin si hapin e parë drejt objektivit disadekadësh për sovranitet. “Që prej Luftës së Parë Botërore e deri më sot, ne nuk kemi qenë pjesë e Irakut, - u shpreh ai për “The Guardian”. - Ky është një shtet teokratik dhe sektar. Ne kemi gjeografinë tonë, tokën dhe kulturën tonë. Kemi edhe gjuhën tonë. Ndaj refuzojmë të qëndrojmë të nënshtruar”, tha më tej ai. “Parlamenti në Bagdad nuk është një parlament federal. Ai është një parlament shovinist dhe sektar. Besimi ka zbritur nën zero kundrejt Bagdadit”, tha Barzani, nga pallati i tij presidencial mbi Erbil, qytet i rrënuar pak kilometra larg Mosulit, si dhe në udhëkryqin e kufijve me Iranin në lindje dhe Sirinë e Turqinë në perëndim. Edhe kundërpërgjigjja e ardhur nga Bagdadi, më në jug të vendit, ka qenë thuajse njësoj “i dhunshëm”, duke parashikuar dhunë nëse referendumi do të zhvillohet vërtet. Madje kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi ka thënë se, nëse kjo ndodh, ajo që do të pasojë është një ndërhyrje ushtarake. Kurdët e Irakut një herë në vitin 1917 dhe një herë në vitin 2005 kanë votuar pro qëndrimit në Irakun e bashkuar dhe janë zotuar për respektimin e kushtetutës së vendit. Në këtë mënyrë rajoni Kurdistanit të Irakut është pjesë e pandarë e territorit të Irakut sipas ligjeve federale të këtij vendi. nga aspekti ndërkombëtar gjithashtu organizimi i referendumit të Kurdistanit të Irakut është veprim i një anshëm dhe i papranueshëm dhe ai nuk përputhet me juridiksionin ndërkombëtar dhe nuk mund të justifikohet. Një prej faktorëve të rëndësishëm në formimin e shteteve të botës, është karakteri multi-etnik, multi-kulturor dhe multi-fetar i kombeve.  Referendumi për ndarjen e Kurdistanit ka filluar të premten jashtë Irakut, në valën e kundërshtimeve të vendeve të ndryshme posaçërisht të Këshillit turk të sigurisë kombëtare, i cili do të zgjasë tre ditë. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, procesi i votimit në referendumin për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku jashtë Irakut, ka filluar të premten dhe do të zgjasë tre ditë. Karvan Xhelal, njëri nga drejtorët e përgjithshëm të Komisionit zgjedhor në Kurdistanin e Irakut, ka njoftuar për kanalin televiziv Rovedao se i pari person që ka votuar në referendum është një bashkëkombës i tij në Kinë. Procesi i votimit elektronik ka filluar dhe sipas Xhelal për shkak të ndryshimit kohor, ka filluar nga Kina. Në Kurdistanin e Irakut më datë 25 shtator do të mbahet referendumi për ndarjen e këtij rajoni nga qeveria qendrore. Gjithashtu, afati i fundit nga Masud Barzani, kryetar i rajonit të Kurdistanit, për Bagdadin, do të përfundojë me një synim për të ofruar një alternativë për mungesën e një referendumi. Vetëm qytetarët e një prej provincave të Irakut të Kurdistanit ose zonat e diskutueshme (midis Erbilit dhe Bagdadit) që janë të paktën 18 vjeç mund të marrin pjesë në referendum në faqen e internetit të Komisionit zgjedhor të Kurdistanit.