Shpërthim në një stacion metroje në Londër
Policia e Londrës ka njoftuar për shpërthimin e një pakoje të vendosur në stacionin e metros Borxh Hill në Londër.
Zyrtarët e policisë së Londrës njoftuan të martën se dëshmitarët kishin raportuar një shpërthim të një pakoje në një metro në Londër, gjë e cila ka shkaktuar frikë dhe ankth, njofton gazeta Daily Star. Policia e Londrës gjithashtu tha se forcat e policisë janë vendosur në vendin e ngjarjes dhe stacioni është i mbyllur dhe nuk ka udhëtime për momentin. Më shumë detaje rreth këtij incidenti deri më tani ende nuk janë lëshuar. Mbretëria e Bashkuar është përballur me rritjen e sulmeve terroriste në muajt e fundit. Nga një sulm i dyshuar me acid në pjesën lindore të Londrës, janë lënduar gjashtë vetë, ka thënë sot policia britanike dhe ka njoftuar se është arrestuar një person 15 vjeçar.