Le Drian: Pavarësia e Kurdistanit të Irakut destabilizon rajonin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60059-le_drian_pavarësia_e_kurdistanit_të_irakut_destabilizon_rajonin
Ministri i punëve të jashtme të Francës ka paralajmëruar krahinën e Kurdistanit të Irakut se nuk është koha e përshtatshme për shpalljen e pavarësisë dhe ky veprim do të krijojë kriza të reja në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 27, 2017 07:43 Europe/Tirane
  • Le Drian: Pavarësia e Kurdistanit të Irakut destabilizon rajonin

Ministri i punëve të jashtme të Francës ka paralajmëruar krahinën e Kurdistanit të Irakut se nuk është koha e përshtatshme për shpalljen e pavarësisë dhe ky veprim do të krijojë kriza të reja në rajon.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Jean-Yves Le Drian, ministri ai punëve të jashtme të Francës, të mërkurën në një intervistë me kanalin televiziv BFM TV, paralajmëroi se shpallja e pavarësisë së Kurdistanit të Irakut me siguri se do të shtojë destabilitetin e rajonit të Lindjes së Mesme. Megjithëkëtë pretendoi se qeveria e Bagdadit duhet t'i japë kurdëve të këtij vendi një autonomi më të madhe. Ajo çfarë pritet sot është kjo që krahina e Kurdistanit të Irakut duke gëzuar një autonomi më të gjerë, do luajë rol më të madh në rindërtimin dhe pajtimin kombëtar të këtij vendi. Nuk duket se tani është koha e përshtatshëm për shpalljen e pavarësisë. Mirëpo nëse do të ndodhë një gjë e tillë, do të nxisë shpërthimin e krizave të reja në rajon edhe atë në kohën kur ISIS në Irak po shkatërrohet përfundimisht,- shtoi ndër të tjera ministri i punëve të jashtme të Francës.