Gabriel: Referendumi kurd nuk kishte bazë ligjore
Ministri i jashtëm gjerman ka kritikuar referendumin separatist të Kurdistanit të Irakut, duke e konsideruar atë arbitrar dhe pa bazë ligjore.
Gjermania është shprehur vazhdimisht kundër referendumit të mbajtur në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, Sigmar Gabriel, ministër i jashtëm i Gjermanisë, ka thënë: Pa marrë parasysh paralajmërimet ndërkombëtare, autoritetet kurde kanë marrë vendim për mbajtjen e referendumit. Ai gjithashtu theksoi se mbajtja e referendumit nuk ka bazë ligjore. Rajoni i Kurdistanit të Irakut, në kundërshtim me kërkesat rajonale dhe ndërkombëtare, mbajti referendumin mbi ndarjen e Kurdistanit, ndërsa qeveria irakiane është kundër këtij referendumi dhe tha se nuk do t'i njohë rezultatet e tij.