Vazhdohet misioni i delegacionit hetimor të OKB në Mianmar
(last modified Fri, 29 Sep 2017 14:18:05 GMT )
Shtator 29, 2017 16:18 Europe/Tirane
  • Vazhdohet misioni i delegacionit hetimor të OKB në Mianmar

Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB ka vazhduar misionin e delegacionit hetimor të OKB në Mianmar.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB të premten ka vazhduar mandatin ligjor për misionin e delegacionit hetimor të Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB në Mianmar edhe për gjashtë muaj të tjerë. Ky vendim i Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB është marrë në bazë të kërkesës së Marzuki Dorusman, shefi i këtij delegacioni dhe pavarësisht kundërshtimit të autoriteteve të Mianmarit. Shefi i këtij delegacion më parë kishte paralajmëruar se në Mianmar është duke ndodhur një katastrofë e madhe njerëzore dhe ka nevojë për shqyrtim urgjent.

Tags