Italia largon ambasadorin e Koresë së Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60437-italia_largon_ambasadorin_e_koresë_së_veriut
Ministri i jashtëm italian njoftoi vendimin për largimin e ambasadorit të Koresë së Veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 01, 2017 10:00 Europe/Tirane
  • Italia largon ambasadorin e Koresë së Veriut

Ministri i jashtëm italian njoftoi vendimin për largimin e ambasadorit të Koresë së Veriut.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Anxhelino Alfano, ministër i jashtëm i Italisë, të dielën në një intervistë me gazetën La Republica të botuar në Romë, tha: Italia si kryesuese e komitetit të sanksioneve në KS të OKB, i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të rris presionin ndaj regjimit të Penianit. Ministri i jashtëm italian deklaroi se nëse Koreja e Veriut nuk do të ndryshojë programin e saj të raketave, izolimi i saj ndërkombëtar është i pashmangshëm. Pas lansimit të 2 raketave nga ana e Koresë së Veriut  muajin e kaluar, gjendja e gatishmërinë në Gadishullin Korean është në nivelin më të lartë. Peniani ka insistuar në mënyrë të përsëritur se vendi do të vazhdojë të forcojë aftësitë ushtarake deri sa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë të vazhdojnë kërcënimet e tyre kundër Koresë së Veriut.