Haaretz pohon rolin e Izraelin në gjenocidin kundër myslimanëve të Mianmarit
(last modified Mon, 02 Oct 2017 13:18:35 GMT )
Tetor 02, 2017 15:18 Europe/Tirane
  • Haaretz pohon rolin e Izraelin në gjenocidin kundër myslimanëve të Mianmarit

Gazeta izraelit "Haaretz" në një raport të saj ka shkruar se regjimi sionist ka rol në gjenocidin e kryer kundër myslimanëve Rohingia nga ushtria e Mianmarit.

Sipas gazetës Haaretz, në kohën kur vendet evropiane dhe Amerika kanë ndërprerë dërgimin e armëve për ushtrinë e Mianmarit, regjimi i Izraelit po vazhdon akoma një veprim të tillë në kuadër të ndihmave ndaj ushtrisë së Mianmarit për torturimin dhe vrasjen masive të myslimanëve Rohingia. Kjo gazetë izraelit vuri në dukje historinë e Izraelin në shitjen e armëve vendeve që kryejnë gjenocid dhe ka shkruar: "Izraeli në vitet 1990-ta i ka shitur armë edhe Ruvandës dhe Serbisë që ishin duke kryer gjenocid. Gjenerali Min Aung Hlaing, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Mianmarit në vitin 2015 ka zhvilluar një vizitë në Mianmar dhe ka biseduar me disa kompani të rëndësishme izraelite të prodhimit të armëve.

Tags