Bashkimi Evropian i kërkon Spanjës të negociojë me autoritetet katalanase
(last modified Mon, 02 Oct 2017 13:40:59 GMT )
Tetor 02, 2017 15:40 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian i kërkon Spanjës të negociojë me autoritetet katalanase

Komisioni Evropian, pa iu referuar dhunës së policisë spanjolle gjatë organizmit të  referendumit mbi pavarësinë e Katalonjës, kërkoi bisedime midis palëve.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Komisioni Evropian sot (e hënë) njoftoi mbështetjen e kryeministrit spanjoll Marianno Rajoi në atë që Komisioni e përshkroi si "çështje e brendshme", i kërkoi Spanjës të diskutojë dhe këshillojë autoritetet katalanase për ngjarjet e fundit rreth referendumit të pavarësisë së këtij rajoni. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Margaritis Schinas tha: "Ne duam që të gjitha palët e përfshira në çështjen e Katalonjës të jenë në gjendje të negociojnë sa më shpejt që të jetë e mundur". Vlen të theksohet se referendumi për pavarësinë e Katalonjës është shoqëruar me incidente ku ka pasur dhe përplasje mes banorëve dhe policisë spanjolle. Mediat raportojnë se forcat e dërguara nga Madridi kanë hyrë  me forcë në një nga qendrat e votimit në Girona.

 

Tags