Londër dhe Paris, zbulohen paketa të dyshimta
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60561-londër_dhe_paris_zbulohen_paketa_të_dyshimta
Në vazhdën e zgjerimit të operacioneve terroriste në Evropë, një paketë e dyshimtë është zbuluar në një prej stacioneve të trenit në Londër të Anglisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 03, 2017 05:39 Europe/Tirane
  • Londër dhe Paris, zbulohen paketa të dyshimta

Në vazhdën e zgjerimit të operacioneve terroriste në Evropë, një paketë e dyshimtë është zbuluar në një prej stacioneve të trenit në Londër të Anglisë.

Sipas një njoftimi të Daily Star, pas zbulimit të një pakete të dyshimtë në stacionin e trenit në Londër, policia ka boshatisur menjëherë stacionin në fjalë dhe trenat nuk ndalojnë në këtë stacion. Në Paris gjithashtu autoritetet e prokurorisë njoftuan se në anë të rrugës është zbuluar një automjet me 4 bombola gazi e gatshme për tu shpërthyer me anë të telefonit nga distanca. Automjeti u zbulua dhe u çaktivizua përpara sesa të vihej në funksion nga elementët përgjegjës. Shtimi i rasteve të zbulimit të paketave të dyshimta dhe shtimi i rasteve të akteve terroriste, është bërë shkak për shtimin e shqetësimeve të autoriteteve dhe popujve evropianë. Kjo është në kohën kur vendet evropiane u kanë dhënë grupeve terroriste në Siri mbështetje financiare, ushtarake dhe informative, gjë e cila ka forcuar aktivitetet e tyre në vendet e tjera.