Pas referendumit në Katalonjë nis greva
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60597-pas_referendumit_në_katalonjë_nis_greva
Një grevë e përgjithshme kërcënon të paralizojë pjesë të tëra të Katalonjës, nismë e organizatave vendase dhe sindikatës së tregtisë si kundërpërgjigje ndaj asaj që e konsiderojnë shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave gjatë votimit të dielës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2017 11:45 Europe/Tirane
  • Pas referendumit në Katalonjë nis greva

Një grevë e përgjithshme kërcënon të paralizojë pjesë të tëra të Katalonjës, nismë e organizatave vendase dhe sindikatës së tregtisë si kundërpërgjigje ndaj asaj që e konsiderojnë shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave gjatë votimit të dielës.

Edhe pse Madridi zyrtar e bëri të qartë në çdo mënyrë të mundshme se referendumi ishte i paligjshëm, 2.2 milionë vetë hodhën votën e tyre e 90% i thanë “po” Pavarësisë.Me qindra persona mbetën të plagosur kur policia tentoi të bllokonte procesin. Grupe policësh qëlluan mbi njerëzit me plumba gome, mësynë qendrat e votimit e i kapen gratë nga flokët duke i lëshuar poshtë shkalleve.Greva e së martës, si reagim ndaj dhunës, do të bëjë që transporti publik, shkollat dhe klinikat e Katalonjës të mbyllen për një ditë.“Ajo shtypje, ajo dhunë që ndodhi të dielën është e papranueshme. Nuk është pjesë e sistemit demokratik”, u shpreh një banor i Barcelonës. Liderët politikë ndërkohe po përpiqen të materializojnë rezultatin e referendumit. Presidenti katalanas Carles Puigdemont kërkon një ujdi të re me qeverinë qendrore të kryeministrit Marian Rajoy, i cili kërcënon nga ana e tij t`ia pezullojë rajonit të pasur verilindor edhe autonominë e zgjeruar që gëzon aktualisht.