Kreu i Komisionit evropian kritikon vonesat në procesin Brexit
(last modified Wed, 04 Oct 2017 06:01:29 GMT )
Tetor 04, 2017 08:01 Europe/Tirane
  • Kreu i Komisionit evropian kritikon vonesat në procesin Brexit

Kreu i Komisionit Evropian ka kritikuar vonesat në procesin Brexit të largimit të Anglisë nga BE.

Jean-Claude Juncker, në një fjalim të mbajtur përpara parlamentit evropian, tha se nuk mund të flitet për fazën e dytë të largimit të Anglisë nga BE pasi palët duhet të bien dakord për kushtet dhe mënyrën e këtij largimi. Mishel Barnie, kryenegociatori evropian në çështjen Brexit, ka thënë se Londra koma nuk ka eliminuar pengesat e procesit Brexit dhe për këtë nuk mund të kalohet në fazën e dytë për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe. Tani kur kanë kaluar 4 raunde bisedimesh, BE ka kërkuar nga gjykata e Lartë Evropiane që të ndërhyjë në procesin Brexit lidhur me të drejtat e shtetasve evropianë me banim në Britani. Populli anglez në vitin 2016 votoi pro largimit të Britanisë nga BE. Negociatat për Brexit nisën në mars të vitit 2017 dhe deri tani në to nuk është bërë ndonjë progres i konsiderueshëm.

Tags