Kreu i Katalunjës, Puigdemont: Pavarësia, çështje ditësh
(last modified Wed, 04 Oct 2017 12:43:25 GMT )
Tetor 04, 2017 14:43 Europe/Tirane
  • Kreu i Katalunjës, Puigdemont: Pavarësia, çështje ditësh

Pak pas fjalimit të Mbretit Felipe VI, udhëheqësi i Katalunjës pohoi për BBC-në se pavarësia e rajonit autonom është çështje ditësh.

Në intervistën e tij të parë që prej referendumit të së dielës, Carles Puigdemont pohoi se kabineti i tij do të veprojë nga fundi i kësaj jave, ose fillimi i tjetrës. I pyetur se çfarë do të bëjë nëse qeveria qendrore ndërhyn dhe merr nën kontroll ekzekutivin katalanas, ai dha këtë përgjigje:“Ky ka për të qenë një gabim që do të ndryshojë gjithçka. Aktualisht nuk ka asnjë kontakt mes Madridit zyrtar dhe administratës katalanase”, tha Carles Puigdemont, president i Katalunjës.Puigdemont shtoi gjithashtu se nuk është aspak dakord me qëndrimin e BE-së, që tha të hënën se ajo çfarë po ndodh me Katalunjën është çështje e brendshme e Spanjës.Plot 90% e votuesve që morën pjesë në referendumin e së dielës i thanë “po” mëvetësisë, megjithatë ekziston mundësia që Madridi t’i heqë Katalunjës autonominë.Mbreti i Spanjës u rreshtua hapur një ditë më parë në krah të qeverisë së Mariano Rajoyt, kur tha se organizatorët e votimit treguan mungesë respekti për pushtetin shtetëror dhe e vendosën automatikisht veten “jashtë kornizave të ligjit”.Monarku e përshkroi situatën si ekstremisht të rrezikshme, ndonëse u shpreh i bindur se vendi do ta kapërcejë këtë moment të vështirë e bëri thirrje për unitet. Në Barcelonë, njerëzit e dëgjuan fjalën e tij, por reagimi i tyre ishte njësoj sikur Mbreti të mos kishte folur.

Tags