Katalunasit heqin flamurin spanjoll nga godinat e bashkisë në Katalonia
(last modified Wed, 04 Oct 2017 14:11:54 GMT )
Tetor 04, 2017 16:11 Europe/Tirane
  • Katalunasit heqin flamurin spanjoll nga godinat e bashkisë në Katalonia

Pas zhvillimit të referendumit për pavarësi në Katalonjë, bashkitë e këtij rajoni kanë hequr flamurin e Spanjës nga godinat e tyre.

Kanali televiziv Hispan Tv njoftoi se në disa rajone të Katalonisë, disa grupe kanë hequr flamurin e Spanjës nga godinat e pushtetit lokal dhe kanë festuar. Autoritetet lokale kanë deklaruar se ky veprim ka qenë veprim vullnetar i qytetarëve dhe autoritetet zyrtare nuk kanë rol në këtë veprim. Vlen të theksohet se referendumi për pavarësinë e Katalonisë është zhvilluar të dielën më 1 tetor, pavarësisht kundërshtimeve dhe masave të ashpra të qeverisë dhe të forcave të policisë qendrore të Spanjës dhe autoritetet lokale të Katalonisë kanë deklaruar se 90% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se janë pro pavarësisë.

Tags