Kritikohet shitja e armëve britanike në Arabinë Saudite
Kompanitë e prodhimit të armëve në Britaninë e Madhe që nga fillimi i agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, kanë fituar 6 miliardë dollarë nga shitja e armëve regjimit Al Saud.
Gazeta angleze "Indipendent" e Londrës ka publikuar një hulumtim të ri të institutit War Child UK në të cilin kompanitë e prodhimit private të armëve në Britaninë e Madhe janë akuzuar për sigurimin e fitimeve financiare nëpërmjet vrasjes dhe masakrimit të fëmijëve të pafajshëm duke shitur raketa dhe pajisje luftarake vendeve arabe të Gjirit Persik sidomos Arabisë Saudite. Roko Blum, këshilltar për ndihma humanitare në institutin War Child UK në Britani, deklaroi se gjatë procesit të dobësimit global përball mbrojtjes së fëmijëve në konfliktet e armatosura si në Jemen, Siri dhe Irak, me tregtinë e dëmshme është vendosur në pikëpyetje kredibiliteti ndërkombëtare dhe sidomos kredibiliteti dhe vlera e të drejtave të njeriut. Maikëll Falon, ministri i mbrojtjes së Britanisë së madhe, së fundi ka folur për një rol dhe pjesë më të madhe të këtij vendi në tregun botëror të mbrojtjes pas Brexitit dhe gjatë vitit 2016, Britania ka marrë porosi për shitjen e armëve në vlerë 5.9 miliardë pound. Gazeta angleze ka shkruar se Londra e ka vënë në rend dite shitjen e armëve për vendet arabe të Gjirit Persik, duke përfshirë Arabinë Saudite. Në vazhdim, gazeta The Independent ka shkruar: Pavarësisht kritikave nga disa anëtarë të Dhomës së Komunave, ne kemi shitur një numër të madh të dërgesave ushtarake. Ndërkohë, Andrew Smith nga grupi qytetar kundër tregtisë së armëve, ka thënë: Sot armët angleze luajnë një rol të rëndësishëm në shkatërrimin e Jemenit dhe eksportimi i armëve po bëhet shkak i mbështetjes së disa regjimeve shtypëse. Sipas The Independent, industria e mbrojtjes dhe ushtarake e Anglisë, duke siguruar të ardhura prej 7.7 miliardë paund në vit, luan rol të rëndësishëm në ekonominë e këtij vendi. Boris Johnson, ministër i jashtëm i Anglisë ka mbrojtur shitjen e armëve të këtij vendi Arabisë Saudite dhe duke mohuar kritikat se Arabia Saudite me sulmet kundër Jemenit po shkelë ligjet ndërkombëtare, ka pretenduar se veprimet saudite në Jemen nuk janë të dhunshme bile edhe OKB përkrahë këto veprime. Anglia në muajin nëntor nuk pranoi ndaljen e shitjes së armëve Arabisë Saudite, duke hedhur poshtë kërkesat e dy komisioneve parlamentare dhe grupeve të të drejtave të njeriut. Arabia Saudite që nga muaji mars 2015 ka sulmuar pjesë të ndryshme të Jemenit, duke vrarë mijëra persona dhe duke zhvendosur miliona të tjerë. Po thuajse nga këto sulme është shkatërruar e tërë infrastruktura e Jemenit. Ndërkohë, Organizata e Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut në raportin e saj të fundit, ka kërkuar ndërprerjen e shitjes së armëve Arabisë Saudite. Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Organizata e Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut (HRW) në këtë raport ka deklaruar se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 me mbështetjen e Amerikës dhe Anglisë, ka filluar agresionin ushtarak kundër popullit të Jemenit dhe gjatë kësaj periudhe në mënyrë të paligjshme ka bombarduar shtëpitë, tregjet, shkollat, fabrikat dhe xhamitë e Jemenit. Sipas raportit të HRW, forcat agresore të Arabisë Saudite gjatë bombardimeve të tyre në Jemen kanë përdorur bomba fragmentale të ndaluara. Në këtë raport gjithashtu thuhet se Amerika në vitin 2015 i ka shitur armë Arabisë Saudite në vlerë të 20 miliardë dollarëve.