Venezuela mbështet fuqimisht Kubën përball veprimeve të Amerikës
(last modified Thu, 05 Oct 2017 10:09:04 GMT )
Tetor 05, 2017 12:09 Europe/Tirane
  • Venezuela mbështet fuqimisht Kubën përball veprimeve të Amerikës

Qeveria e Venezuelës ka deklaruar mbështetjen e vetë ndaj Kobës përball veprimeve të papranueshme të Amerikës, sidomos në fushën e dëbimit të 15 diplomatëve kubanezë nga Uashingtoni.

Kanali televiziv Hispan Tv njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës të mërkurën me anë të një deklarate, ka theksuar se Karakasi është i shqetësuar thellësisht dhe kundërshton fuqishëm vendimet e pabaza dhe të papranueshme të Amerikës që përdoren pretekst për veprimeve të tjera. Vlen të theksohet se më 29 shtator, Uashingtoni me anë të një dekreti ka tërhequr punonjësit e ambasadës së Amerikës nga Havana, kryeqytetin e Kubës. Ky vendim është marrë pasi autoritetet amerikane pretenduan se është kryer një sulm zëri kundër ambasadës së Amerikës në Kubë dhe ky veprim është bërë shkak që punonjësit e ambasadës dhe familjet e tyre të pësojnë dëme në sistemin e dëgjimit. Në këtë kuadër të martën e kaluar Amerika ka dëbuar nga Uashingtoni 15 diplomatë të Kubës.

Tags