Sergei Lavrov thekson ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60787-sergei_lavrov_thekson_ruajtjen_e_marrëveshjes_bërthamore
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se marrëveshja bërthamore duhet të ruhet në këtë formën aktuale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 06, 2017 08:54 Europe/Tirane
  • Sergei Lavrov thekson ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se marrëveshja bërthamore duhet të ruhet në këtë formën aktuale.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Sergei Lavro, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, në lidhje me respektimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, duhet të marrë një vendim të balancuar. Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, gjithashtu shtoi: “Shtimi i vendeve mbikëqyrëse të procesit të paqes në Siri është i dobishëm”. Vlen të theksohet se përfaqësuesit e Rusisë, Iranit dhe Turqisë më 14 shtator në takimin e tyre të gjashtë në Astana të Kazakistanit në lidhje me krizën e Sirisë, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët dhe kanë theksuar vazhdimin e përpjekjeve për zgjidhjen e krizës në Siri.