Biden: Dalja nga marrëveshja bërthamore do të izolojë Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60817-biden_dalja_nga_marrëveshja_bërthamore_do_të_izolojë_amerikën
Ish-zëvendëspresidenti i SHBA tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore e konsideron izolim të Uashingtonit në botë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 06, 2017 13:02 Europe/Tirane
  • Biden: Dalja nga marrëveshja bërthamore do të izolojë Amerikën

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore e konsideron izolim të Uashingtonit në botë.

Sipas gazetës The Guardian, e botuar në Londër, Joe Biden, ish- zëvendëspresident i SHBA, duke theksuar mbi atë që ANEA ka konfirmuar respektimin e marrëveshjes bërthamore nga Irani, ka shtuar se bile edhe vetë administrate  Donald Trump e ka konfirmuar këtë çështje. Ish-zëvendëspresidenti i SHBA duke thënë se Uashingtoni "po kalon rrugën e errët" në arenën ndërkombëtare, ka shtuar se nëse do të negociohet ndonjë marrëveshje e re, bota nuk do të mbështesë më Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë deklaroi se presidenti amerikan e ka marrë vendimin e tij për marrëveshjen bërthamore dhe strategjinë që Amerika duhet të ndjekë kundrejt Iranit. Sara Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump, shumë shpejt do të publikojë vendimin e tij dhe shtoi: Presidenti Trump ka hartuar strategjinë që duhet ndjekur kundrejt Iranit dhe kjo strategji do të publikohet së shpejti. Sipas ligjit në Amerikë, Donald Trump një herë në 90 ditë duhet të raportojë mbi zbatimin e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore. Afati 90 ditor përfundon më 15 tetor dhe disa media duke u bazuar në burimet e tyre kanë thënë se Donald Trump kësaj here do të hedhë poshtë zbatimin e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore. Në rast se Donald Trump nuk konfirmon zbatimin e angazhimeve të Iranit, atëherë Kongresi do të marrë vendim për rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit