Ish kryeministri suedez: Plani i Përbashkët i Veprimit meritonte Çmimin Nobel
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60823-ish_kryeministri_suedez_plani_i_përbashkët_i_veprimit_meritonte_Çmimin_nobel
Marrëveshja bërthamore e Iranit e njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit meritonte çmimin Nobel, tha ish kryeministri i Suedisë, Karl Bildt, në një mesazh të premten.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 06, 2017 14:54 Europe/Tirane
  • Ish kryeministri suedez: Plani i Përbashkët i Veprimit meritonte Çmimin Nobel

Marrëveshja bërthamore e Iranit e njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit meritonte çmimin Nobel, tha ish kryeministri i Suedisë, Karl Bildt, në një mesazh të premten.

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka mënyrat e veta, por marrëveshja bërthamore me Iranin ka arritur diçka reale dhe do të ketë merituar një çmim, tha Bildt në mesazhin e tij në Tëitter. Çmimi Nobel i Paqes 2017 iu dha fushatës ndërkombëtare për heqjen e armëve bërthamore (ICAN), u raportua të premten. Më herët është raportuar se ministri i jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif dhe Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe për siguri kanë shanse të mëdha për të fituar Çmimin Nobel për rolin e tyre në marrëveshjen bërthamore të Iranit. Çmimi Nobel është një sërë shpërblimesh vjetore ndërkombëtare të dhëna në disa kategori nga institucionet suedeze dhe norvegjeze në njohjen e përparimeve akademike, kulturore apo shkencore. Vullneti i shpikësit suedez Alfred Nobel krijoi çmimet në  vitin 1895. Çmimet në Kimi, Letërsi, Paqe, Fizikë dhe Fiziologji ose Mjekësi u dhanë së pari në vitin 1901. Fituesi i Çmimit Nobel 2017, Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore, është një koalicion global i shoqërisë civile që punon për të promovuar zbatimin e plotë të Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore. Fushata ndihmoi në krijimin e këtij traktati. ICAN u lansua në vitin 2007 dhe numëron 468 organizata partnere në 101 vende nga viti 2017. ICAN ka qenë aktive në heqjen e armëve bërthamore për një dekadë dhe ishte një nga mbështetësit kryesorë të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), që u nënshkrua nga 122 vende.