Kryeministrja e Britanisë së Madhe synon të qëndrojë në pushtet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60883-kryeministrja_e_britanisë_së_madhe_synon_të_qëndrojë_në_pushtet
Pavarësisht kërkesës së 30 deputetëve përkrahës dhe kundërshtar të Brexitit për shkarkimin e Theresa May nga pushteti, kryeministrja e Britanisë së Madhe thekson ruajtjen e pushtetit të saj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2017 11:03 Europe/Tirane
  • Kryeministrja e Britanisë së Madhe synon të qëndrojë në pushtet

Pavarësisht kërkesës së 30 deputetëve përkrahës dhe kundërshtar të Brexitit për shkarkimin e Theresa May nga pushteti, kryeministrja e Britanisë së Madhe thekson ruajtjen e pushtetit të saj.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Theresa May, kryeministrja e Britanisë së Madhe, të premten deklaroi se si liderë e Partisë Konservatore, do të vazhdojë punën e saj politike derisa të sundojë stabiliteti. Theresa May theksoi se ajo për të cilën ka nevojë Britania e Madhe, është një udhëheqje e qetë të cilën e do ta sigurojë ajo me mbështetjen e plotë të kabinetit të saj qeveritar. Kjo deklaratë e Theresa May është bërë pasi Grant Shapps, ish-lideri i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, deklaroi se 30 deputetë përkrahës dhe kundërshtar të Brexitit kanë kërkuar shkarkimin e Theresa May nga pushteti.