Qeveria spanjolle kërkon falje për ndërhyrjen e policisë në Kataloni
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60889-qeveria_spanjolle_kërkon_falje_për_ndërhyrjen_e_policisë_në_kataloni
Përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Kataloni, Enric Millo ka kërkuar falje për të plagosurit gjatë përpjekjeve të policisë për të ndalur referendumin e së dielës për pavarësi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2017 11:15 Europe/Tirane
  • Qeveria spanjolle kërkon falje për ndërhyrjen e policisë në Kataloni

Përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Kataloni, Enric Millo ka kërkuar falje për të plagosurit gjatë përpjekjeve të policisë për të ndalur referendumin e së dielës për pavarësi.

“Shprehi keqardhje dhe kërkoj falje në emër të oficerëve që ndërhynë”, tha Millo. Por, Millo fajësoi qeverinë katalonase për mbajtjen e votimit të paligjshëm. Kurse një zyrtar i qeverisë katalonase i tha BBC-së, se qeveria e tij do të shkojë përpara me debatin për pavarësi në Parlament. “Parlamenti do të diskutojë, parlamenti do të takohet”, tha shefi i Çështjeve të Jashtme katalonase, Raul Romeva. “Çdo përpjekje që mori qeveria spanjolle për ta penguar referendumin, janë demonstruar krejtësisht të padobishme, por edhe kundër produktive”, tha ai