Mosmarrëveshje ndërmjet separatistëve në Katalonjë
Sipas njoftimeve, udhëheqësit separatistë katalanas kanë shfaqur mosmarrëveshje mbi shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga Spanja.
Kreu katalanas Carles Puigdemont kërcënoi të shpallë pavarësinë për disa ditë, por Santi Vila, Ministri i tregtisë i këtij rajoni, ka ofruar një "armëpushim" me qeverinë qendrore të Spanjës, njofton agjencia e lajmeve AFP. Ndërkohë, Puigdemont, i cili ishte kritikuar ashpër nga partia e ekstremit të majtë të CUP për veprim të nxituar, ka thënë se në seancën e parlamentit katalanas të martën, ekziston mundësia e shpalljes së pavarësisë së Katalonjës. Qeveria Autonome Katalane thotë se vetëm 43% votues kanë marrë pjesë në referendumin separatist katalanas, por më shumë se 90% e pjesëmarrësve votuan në favor të ndarjes. Në rrjedhën e referendumit mbi ndarjen e Katalonjës, që qeveria spanjolle e konsideron të paligjshme, rreth 900 katalanas u plagosën nga sulmet e policisë spanjolle. Qeveria spanjolle kërkoi falje sot për këtë përplasje të dhunshme.