Wendy Sherman mbron përsëri marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60933-wendy_sherman_mbron_përsëri_marrëveshjen_bërthamore
Ish negociatorja amerikane në bisedimet bërthamore të grupit 5+1 me Iranin, edhe një herë ka shprehur mbështetjen e saj për marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 08, 2017 04:39 Europe/Tirane
  • Wendy Sherman mbron përsëri marrëveshjen bërthamore

Ish negociatorja amerikane në bisedimet bërthamore të grupit 5+1 me Iranin, edhe një herë ka shprehur mbështetjen e saj për marrëveshjen bërthamore.

Ish diplomatja dhe kryenegociatorja amerikane në negociatat bërthamore midis Iranit dhe grupit 5+1, deklaroi se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore do të bëhet shkak për izolimin e mëtejshëm të Uashingtonit. Wendy Sherman, ish diplomatja dhe kryenegociatorja amerikane në negociatat bërthamore midis Iranit dhe grupit 5+1, ka thënë se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore do të bëhet shkak për humbjen e kredibilitetit të këtij vendi kundrejt Koresë së Veriut. Shumë funksionarë amerikanë kërkojnë që Amerika të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore, mirëpo presidenti Donald Trump e kundërshton këtë marrëveshje. Presidenti i SHBA-ve deri më 15 tetor ka afat që të përpilojë raportin e tij për Kongresin ku do të dëshmojë mbi zbatimin e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore. Ditën e premte, Muhamed Xhavad Zarif në një intervistë për Finnancial Times dhe gazetën Guardian, ka thënë se në rast se marrëveshja bërthamore prishet për shkak të Amerikës, atëherë Irani nuk e sheh të domosdoshme të respektojë kufizimet e vendosura nga kjo marrëveshje. Vlen të theksohet se marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet në janar të vitit 2016, mirëpo Amerika si nënshkruese e kësaj marrëveshjeje, disa herë e ka shkelur dhe sabotuar atë.