Së paku 12 Rohingya të vdekur nga fundosja e anijes
(last modified Mon, 09 Oct 2017 09:29:35 GMT )
Tetor 09, 2017 11:29 Europe/Tirane
  • Së paku 12 Rohingya të vdekur nga fundosja e anijes

Së paku 12 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë ende janë të zhdukur, pasi një anije që po transportonte refugjatët Rohingya është përmbysur.

Zyrtari nga rojet e kufirit, Abdul Jalili, ka thënë se 12 trupa janë gjetur pas përmbytjes së anijes. Jali bëri të ditur se në mesin e të vdekurve, ishin 10 fëmijë, një grua në moshë dhe një burrë. Zyrtarët thonë se anija u përmbys, në lumin Naf, pasi ishte e stërmbushur me rreth 100 persona. Më shumë se 400 mijë Rohingya kanë braktisur shtetin Rakhine me shumicë budiste, për në kampet e Bangladeshit. Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në një deklaratë nëpërmjet rrjeteve sociale tha se varka me myslimanë të Arakanit për të mbërritur në Bangladesh përpiqej të kalonte lumin Naf në kufi të Mianmarit dhe Bangladeshit. Por, varka u përmbyt në orët e mbrëmjes në afërsi të Shah Porir Dwip, që ndodhet në pjesën e Bangladeshit të lumit Naf.

Tags