Së paku 12 Rohingya të vdekur nga fundosja e anijes
(last modified Mon, 09 Oct 2017 14:05:27 GMT )
Tetor 09, 2017 16:05 Europe/Tirane
  • Së paku 12 Rohingya të vdekur nga fundosja e anijes

Së paku 12 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë ende janë të zhdukur, pasi një anije që po transportonte refugjatët Rohingya është përmbysur.

Zyrtari nga rojet e kufirit, Abdul Jalili, ka thënë se 12 trupa janë gjetur pas përmbytjes së anijes. Jali bëri të ditur se në mesin e të vdekurve, ishin 10 fëmijë, një grua në moshë dhe një burrë. Zyrtarët thonë se anija u përmbys, në lumin Naf, pasi ishte e stërmbushur me rreth 100 persona. Më shumë se 400 mijë Rohingya kanë braktisur shtetin Rakhine me shumicë budiste, për në kampet e Bangladeshit.

Tags