Zjarri përfshin Kaliforninë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61111-zjarri_përfshin_kaliforninë
20 mijë persona kanë mbetur të pastrehë, 10 persona kanë humbur jetën dhe 2 spitale janë boshatisur për shkak të zjarrit që përfshiu me dhjetëra hektarë në Karolinën e veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2017 04:50 Europe/Tirane
  • Zjarri përfshin Kaliforninë

20 mijë persona kanë mbetur të pastrehë, 10 persona kanë humbur jetën dhe 2 spitale janë boshatisur për shkak të zjarrit që përfshiu me dhjetëra hektarë në Karolinën e veriut.

 

 

14 vatra zjarri janë përhapur me shpejtësi dhe kanë konsumuar një sipërfaqe prej 57 mijë hektarësh dhe kanë detyruar evakuimin e mbi 20 mijë personave nga banesat e tyre në Kaliforni. Të prekura janë kontetë e Napa-s, Sonoma dhe Juba, të njohura për prodhimin  e verës. Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë kanë marrë plagë të rënda.  Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendjen e emergjencës, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë luftën për shuarjen e flakëve.  Kreu i Departamentit për Mbrojte nga Zjarri në Kaliforni Kim Pimlott tha se rreth 1500 godina ishin shkatërruar.